“Më mori malli për veten tullace”, Halsey guxon sërish, bën ndryshimin drastik në pamje

schedule10:51 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:51 - 20 Tetor, 2020

Halsey ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Këngëtarja e “Be Kind” njihet për ndryshimet e guximshme në look, mirëpo së fundmi ajo i ka suprizuar fansat duke u shfaqur tullace. Këngëtarja zbuloi se i kishte prerë flokët tullace përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku fillimisht u shfaq me një paruke flokësh të gjatë.

Disa adhurues të saj spekuluan se kishte ndonjë arsye të veçantë pse ajo vendosi të rruajë kokën. Por, ajo tregoi se nuk ka një arsye specifike se përse vendosi të guxonte sërish dhe t’i priste flokët komplet, ndërsa shtoi:

“Kisha kaq shumë kohë që i kisha rritur dhe i thashë vetes që nuk do t’i prisja më të paktën derisa t’i shihja të gjata e të shëndetshme. Pastaj, kur i pashë të gjata e të shëndetshme thash ok, këto janë të lezetshme, por mua më ka marrë malli për veten tullace. Prandaj e bëra.”

@halsey

I did it ?

♬ original sound – Makayla

Megjithatë, nuk është hera e parë që Halsey bëri një ndryshim drastik të tillë. Në 2015 kur i preu flokët, këngëtarja tha: “Flokët kanë qenë gjithashtu një tregues i çështjeve racore në jetën time. Është një nga betejat simbolike për gratë me ngjyrë. Rruajtja e kokës ishte e rëndësishme sepse kisha nevojë t’i provoja vetes që mund ta doja njësoj edhe pasi ta kisha bërë këtë.” xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!