“Në krevat na ndau politika”, ish-presidenti fajëson bojkotin për divorcin: Isha kundër lënies së mandateve

schedule15:15 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:15 - 21 Qershor, 2024

TIRANË- Ndërsa të dy mbrëmjen e së enjtes ishin për të festuar mes flamujve britanik, vetëm Ilir Meta e dinte atë që kishte në kokë e as prania në një ambient nuk e bëri ta ndante me ish-bashkëshorten. Ajo si të gjithë siç duket e mësoi vendimin e të shoqit nga ekrani i televizionit.

“Qe përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh”, tha Meta.

Vetëm dy persona afër tij, nuk janë kapur në befasi.

“E kam komunikuar me djalin të parin dhe motrën”, tha ai. Për ABC News, ish-Presidenti tha se marrëdhënia me Kryemadhin prej kohësh ka qenë e tensionuar dhe vetëm të enjten ai mori hapin edhe juridik për divorc, pas 26 vitesh martesë.

“Ishte një zgjidhje e detyruar nga rrethanat dhe nga ana ime nuk do të këtë asnjë problem dhe asnjë shqetësim që ku proces të përfundojë nga pikëpamja juridike sa më shpejt. Arsyet janë politike”

Por ajo që vulosi vendimin erdhi nga ambientet e SPAK.

“Vendimi, pas deklaratave të bëra nga Kryemadhi, pas pyetjeve në SPAK”,  tha ai.

Këtu, Kryemadhi deklaroi se besonte tek institucionet e drejtësisë, ndërsa vetë Meta i sulmon, duke thënë se ata janë investuar për ta goditur prej kohësh.

“Jam tërësisht i bindur për investimin e tyre kriminal për të marrë peng njerëz pranë meje për t’i përdorur kundër ilir Metës, në mënyrë që t’i amnistojnë problemet që ata mund të kenë”

Nga hetimet pasurore që po kryhen, Meta flet vetëm për vete dhe raportin me ligjin.

“Meta mban çdo përgjegjësi për veten e tij përpara ligjit, por asnjë përgjegjësi për veprimet e aktet e cilido qoftë”, shtoi më tej.

Kryemadhi nuk ka reaguar, megjithatë Meta pret që në vijim të ketë një proces të qetë ndarjeje në gjykatë.

“⁠Gjithçka do i përket zonjës Kryemadhi dhe 3 fëmijëve të mi”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!