Vanessa Bryant ka përkujtuar bashkëshortin e ndjerë, Kobe për 20 vjetorin e martesës së tyre. Çifti u martua në Prill të vitit 2001, vetëm gjashtë muaj pasi nisën lidhjen. Duke ndarë kujtimet më të bukura të martesës së tyre, Vanessa shkroi:”Gëzuar përvjetorin, baby.Të dua shumë. 20 vjet.”
Ajo postoi gjithashtu një video të momenteve të tyre më të mira, përfshirë dhe një intervistë ku Kobe flet me dashuri për të shoqen duke thënë: “E dua jashtëzakonisht shumë, por dhe jemi miqtë më të mirë. Është një bekim”. Ajo mbishkroi: Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë.”
Kobe vdiq në janar 2020 në moshën 41 vjeçare së bashku me vajzën e tyre 13 vjeçare Gianna, pas një aksidenti me helikopter që vrau gjithashtu shtatë të tjerë. Legjenda e NBA-së la pas Vanessën dhe tre vajzat e tjera Natalia, 18, Bianka, 4 vjeç, dhe Capri, 1 vjeç. /abcnews.al