“Adrenalina” titullit libri i ri Zlatan Ibrahimovic. Në të zbulohen shumë detaje interesante, shpesh edhe komike. Sulmuesi i Milanit tregon për atë që i kishte ndodhur te Manchester United dhe sigurisht ka vend edhe për të qeshur.
“Të gjithë mendojnë se United është një klubi i madh, një nga më të pasurit dhe më të fuqishmit në botë dhe e parë nga jashtë dukej vërtetë kështu. Pasi shkova aty, gjeta një mentalitet të vogël dhe të mbyllur. Një ditë isha në hotel me skuadrën para një ndeshjeje.
Kisha etje, hapa mini-barin dhe mora një lëng frutash. Luajtëm dhe më pas ikëm në shtëpi. Kaloi disa kohë dhe mora rrogën. Zakonisht nuk e shoh. E shoh vetëm në fund të sezonit. Por atë radhë, isha kurioz dhe vura re se kisha marrë një paund më pak nga rroga ime”.
“Fola me menaxherin e skuadrës dhe e pyeta. Ai m’u përgjigj: ‘Ishte lëngu i frutave që kisha marrë në mini-bar’. Po tallesh i thashë? ‘Jo. Këtu nëse porosit diçka duhet ta paguash’. Sigurisht, por nuk ika për qejf në hotel.
Nëse duhet të luaj dhe kam etje, duhet të pi. Nuk mund të zbres në fushë i dehidratuar. E pabesueshme, 1 paund. Një gjë e tillë në Itali nuk do të ndodhte kurrë. Këto janë detajet që bëjnë diferencën dhe fitojnë respektin e lojtarëve.
Çdo ditë në hyrje më kërkonin të tregoja dokumentet për të hyrë në fushën e stërvitjes. Ulja xhamin e makinës dhe i thosha personit pas kangjellave: “Dëgjo miku im, kam një muaj që vij përditë këtu. Jam lojtari më i mirë në botë. Nëse nuk më njeh akoma, ke gabuar punë”. / abcnews.al