Me maska dhe arme, si u nxorën nga “ferri” i kampit Al-Hol në Siri fëmijët shqiptarë

schedule14:43 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:43 - 27 Tetor, 2020

Çdo gjë i ngjan një shkretëtire ku janë ngritur disa çadra. Kjo është pamja e kampit Al-Hol në Siri ku ditën e djeshme u nxorën 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua me aftësi të kufizuara. Çdo çadër mban një numër identifikues në hyrje të saj. Lëvizjet brenda kampit janë të rralla, dhe çdo hap i hedhur jashtë çadrës monitorohet këmba këmbës nga një ushtar që i ndjek gratë dhe fëmijët derisa të kthehen sërish brenda saj.

Burime bëjnë me dije se operacioni i shpëtimit për fëmijët shqiptarë është kryer në momentin kur ndërroheshin turnet e trupave kurde. Forcat e Anti-terrorit shqiptar janë futur brenda kampit duke kontrolluar vendndodhjen e fëmijëve shqiptarë. Nga video duken komunikime të shkurtra mes tyre ndërkohë që koordinohen për lëvizjet brenda kampit.

Bashkëbiseduesi 1: Është edhe ajo çadra atje

Bashkëbiseduesi 2: E kontrolluam, e kontrolluam

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!