‘Të gjithë në Zelandën e Re duhet të mendojnë se politika mund t’u sigurojë atyre një shtëpi,” tha ish-kryeministrja Jacinda Ardern, e cila udhëhoqi vendin gjatë pandemisë COVID-19 dhe gjithashtu kur ndodhi sulmi terrorist në Christchurch.
Ardern, e cila falënderoi familjen, partinë politike dhe mbështetësit e saj, dha dorëheqjen si kryeministre në janar, duke thënë se ajo nuk kishte më “rezerva” për të udhëhequr vendin.
Ajo u bë e njohur në arenën ndërkombëtare në vitin 2017, kur u bë kryetarja femër më e re e qeverisë në botë në moshën 37-vjeçare. Ajo tërhoqi edhe më shumë vëmendje kur mori me vete fëmijën e saj në një asamble të Kombeve të Bashkuara.
Si liderja e Partisë Laburiste të qendrës së majtë për pesë vite, Ardern ishte gjithashtu udhërheqja e parë e Zelandës së Re gjatë shpërthimit vullkanik, sulmit me armë të vitit 2019 në Christchurch që shkaktoi 51 viktima dhe pandemisë.
Ardern tha se ajo ka qëndruar pranë njerëzve në momentet më të trishta ose më traumatike në një seri ngjarjesh.
“Historitë e tyre dhe fytyrat e tyre mbeten të gdhendura në mendjen time dhe ndoshta do të mbeten të tilla përgjithmonë,” tha Ardern sot në Parlament, me lot në sy.
Ardern tha se ajo donte që karriera e saj të frymëzonte të tjerët për të marrë poste publike.
“Mund të jesh në ankth, i ndjeshëm, i sjellshëm dhe i hapur për ndjenjat e tua”, tha ajo me lot në sy.
“Ti mund të jesh nënë, dikush që pëlqen përqafimet, ju mund të jeni çdokush dhe të përjetoni shumë ndjenja dhe sërish të jeni këtu, të duhet të udhëhiqni si unë.”
Ardern ka fituar vlerësime nga i gjithë spektri politik për mënyrën se si arriti të menaxhonte COVID, për të cilën ajo thotë se ka qenë një “përvojë e vështirë”. Zelanda e Re vendosi disa nga masat më të rrepta në botë, por gjithashtu regjistroi numrin më të ulët të viktimave.
Duke e kthyer shikimin nga galeria e qytetarëve në parlament dhe vajza e saj katërvjeçare Niv, Ardern falënderoi partnerin e saj Clarke Gayford dhe i tha fëmijës së saj: “Ti nuk do të rritesh duke u njohur si vajza e ish-kryeministres, por unë jam. shumë e lumtur që do të njihem si mamaja e Nivit dhe nuk do të preferoja asgjë tjetër më shumë.”
/abcnews.al