Mario Balotelli u transferua te Monza në dhjetor. Sulmuesi i famshëm debutoi me gol, teksa po punon fort për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë fizike.
Objektivi është ngjitja e klubit të Silvio Berlusconit në Serie A. Monza renditet në vend të katërt për momentin, teksa Balotelli ka reaguar ndaj tifozëve kritikë me anë të një Instastory.
“Djema, më lini të rikuperohem në paqe, që është objektivi im. Dua të jap më të mirën për këtë skuadër. Boll me thashetheme idiote dhe inekzistente.
Përkrahni Monzën, objektivi ynë është më i rëndësishëm se një lajm i rremë apo një gossip. Kaloni një ditë të mirë, besoj se isha mjaft i qartë“, shkruan Balotelli. /abcnews.al

