“Më lironi”, vrau dhe copëtoi çiftin nga Vlora, vendoset data, shqiptarja para gjykatës në Itali

schedule23:44 - 3 Janar, 2021

schedule 23:44 - 3 Janar, 2021

Të premten e ardhshme, datë 8 Janar shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç do të dalë para gjykatës.

Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë në seancën e parë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe ka rrezikshmëri.

Sipas gjykatësit, Elona mund të kryente krime të tjera, “ajo ende ka bashkëpunëtorë të një thellësie të konsiderueshme kriminale dhe në 2015 ajo vrau bashkëshortët Pasho me të paktën dy persona të tjerë të cilët gjithashtu mund ta kenë ndihmuar atë për të copëtuar dhe asgjësuar kufomat në valixhet e gjetura pesë vjet më vonë në një fushë në Firence” tha ai.

Elona Kalesha “është e rrezikshme, prandaj duhet të qëndrojë në burg” vijoi ai. Gjykatësi u shpreh se ka një rrezik të përsëritjes së krimeve, “rreziku duhet të konsiderohet konkret dhe aktual“. “Mund të kryejë krime të tjera në të ardhmen, pra edhe vrasje”.

Ajo, thotë gjyqtari “duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal, ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të konsiderueshëm kriminal” tha ai. Ish e dashura e çiftit, Elona Kalesha akuzohet për vrasjen e dyfishtë, për fshehjen dhe copëtimin e dy kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos.

Dje karabinierët bënë një “vizitë” blic në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Arsyeja? Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!