Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më lënduan shumë gjëra”, Messi zbulon pse u tërbua për Luis Suarez

schedule14:44 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:44 - 30 Shtator, 2020

Leo Messi ka dhënë një intervistë për gazetën katalanase “Sport” dhe nuk ka munguar një pyetje edhe rreth postimit të bërë pas largimit të Luis Suarez. Argjentinasi nuk ishte dakord dhe shënjestroi edhe drejtuesit e klubit. Tashmë ai sqaron edhe pse e mbajti atë qëndrim dhe i siguroi tifozët se ai do të japë maksimumin për Barcelonën deri në fund.

“Unë thashë atë që ndjeva në atë moment të vështirë. E kuptoj që njerëzit mund të kenë menduar se duhet të heshtja, siç kam bërë në shumë momente të tjera. Gjithsesi shumë gjëra më lënduan në javët e fundit dhe ishte mënyre ime për ta shprehur diçka të tillë.

Kushdo që më njeh e di mirë që nuk mund të luaj ndryshe. Gjithmonë dua të fitoj dhe të jap gjithccka në fushë. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë karrierës sime dhe nuk do të ndryshojë tani. Angazhimi im për këtë fanellë dhe stemën është ende i njëjtë”, ka deklaruar Messi.

POSTIMI I ARGJENTINASIT – “Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë.

Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar. Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu.

Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta. Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im”, shkruante Messi në postimin e bërë për largimin e Luis Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!