TIRANË- Katër persona janë arrestuar në flagrancë në një lokal në Tiranë, ndërsa mbanin me vete një pako me lëndë narkotike kokainë.
Sipas policisë, në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, një 25 vjeçar dhe një 30 vjeçar, posedonin lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj. Ndërsa dy të tjerët, shtetas grekë, nuk kanë kallëzuar për krimin.
Dy grekët kishin marrëdhënie shoqërore me 2 të arrestuarit.
Nga hetimet ka rezultuar se dy prej tyre i përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.
Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

