Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se me kodin aktual zgjedhjet do bëhen dhe për këtë partitë politike duhet të angazhohen në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
“Nuk ka dyshime askush me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, por nga ana tjetër Kushtetua ka përcaktuar disa kufi që ti nuk mund ti kalosh. Nëse ka mundësi që KQZ t’i kalojë për ndarjen e mandateve nuk di ta them.
E vetmja gjë që është buxheti i votimit elektronik se qeveria ka zë, për pjesën tjetër është çështje mes partive politike, të cilat duhet të angazhohen”.
Sa i përket, depolitizimit të admistratës zgjedhore, ai tha:
“Të themi minimalisht 9 muaj duhet të fillojë procesi i trajnimit të gjithë stafit në qendrat e votimit dhe komisioneve. Duke marrë shkas nga pyetja, duhet të konfirmojë nevojën e ndryshimeve në administrimin në proceset zgjedhore, se si zhvillohet më duket tërësisht jo profesional”./abcnews.al