Me këto veshje do të dukeni më cool në vjeshtë

schedule13:40 - 30 Shtator, 2022

schedule 13:40 - 30 Shtator, 2022

Në ndryshim nga moti i nxehtë i muajve të verës që të detyron të zgjedhësh veshje të holla, rënia e temperaturave krijon kushtet e duhura për eksperimentime më stilistike. Le të marrim për shembull palltot që mund të ndryshojnë paraqitjen, qoftë edhe më të thjeshtë, në pak sekonda.

Palltot, xhaketat biker lëkure dhe xhaketat e thurura plotësojnë listën e opsioneve të përjetshme që nuk mungojnë kurrë në asnjë koleksion. Palltot ngjyrë kafe dëshmuan sërish se mund të kombinohen me gjithçka dhe xhaketat në një linjë të gjerë konfirmuan rikthimin e stilit preppy.

Ndërsa xhaketat e lëkurës oversize dhe xhibokset xhins u siguruan që të ofronin modën e viteve ’90.