“Më kërcënuan njerëzit e Bashës”, Kulluri: Rasti i Vodës? Zyrtarët e PD-së u rrahën në tavolinë

schedule23:31 - 15 Korrik, 2021

schedule 23:31 - 15 Korrik, 2021

Ditën e shtunë Partia Demokratike zgjedh kryetarin dhe Këshillin e ri Kombëtar. Por çfarë po ndodh brenda PD-së? Kjo ishte tema e emisionit mbrëmjen e sotme në “Log.” ku nuk mungoi debati i fortë dhe replikat mes ish-kandidatit për deputet të PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun e Durrësit, Agim Baçi dhe Edvin Kullurit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kulluri ishte mjaft kritik me të gjitha lëvizjet brenda PD-së, ndërsa Baçi e akuzoi se gjykimi i tij bazohet mbi inatin dhe jo realitetin. Por akuzës së Baçit, Kulluri iu përgjigj duke u shprehur se “Si mund të kem unë inat me PD?

Luftën e klasave e njoh mirë në kurriz të familjes time. I kam parë unë këto metoda, më është rrahur lëkura 4 vite, kam dëgjuar kërcënime nga njerëzit e Bashës në telefon, do të vrasim, do të bëjmë. Ky që lufton krimin”.

Më pas debati u zhvendos te arrestimet e bujshme të SPAK-ut në lidhje me tenderin e uniformave. Si ish-sekretar i ministrisë së Mbrojtjes në kohën e Berishës, njohës i këtij posti, Kulluri rrëzoi pretendimin e ish-sekretarit të ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca se nuk ishte në dijeni të tenderit të uniformave. “Unë nëse nuk e dija se cfarë bëhej në ministrinë e Mbrojtjes duhet të ikja si i paaftë”.

Rastin e ish-zv/ministres Rovena Voda që tashmë ndodhet në arrest shtëpie, pasi u kap në përgjime duke ndërhyrë për të rregulluar një vend pune në administratë kundrejt një mijë eurove, një telefoni dhe një arke peshk, Kulluri e cilësoi të turpshëm për nivelin e zyrtarit të përfshirë deri në këtë nivel, ndërsa tregoi edhe një episod nga qeverisja e PD-së.

Në Shqipëri fenomeni i marrjes së njerëzve në punë edhe përmes ryshfetit nuk është i ri, e kanë bërë të gjitha qeveritë. Ne një nga arsyet që humbëm në 2013 ishte që drejtuesit e disa institucioneve në nivel lokal e kanë bërë këtë punë, kryesisht në sektorin e arsimit.

Ti themi sikur janë. Mos them kanë ndodhur incidente në tavolinë mes zyrtarëve të partisë ku njëri ka qenë duke goditur tjetrin, pasi pretendonte… se mos na merr SPAK-u tani (qesh) na thërret, do kujdes. Ka qenë fenomen që ka ndodhur. Por të arrijë një zyrtar i lartë ta bëjë atë është turp. Duhet të ruajë dinjitetin” tha ai. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!