“Më keni hyrë në krevat”, Ahmetaj debate të forta me Sulën: Ke privatizuar me kunatin

schedule12:43 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:43 - 24 Shkurt, 2022

Debate të ashpra janë zhvilluar në Kuvend.  Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj është akuzuar për inceneratorët ndërsa në një përgjigje për opozitën, Ahmetaj ka thënë se ata i kanë hyrë në jetën private, duke gënjyer.

Sipas Ahmetajt, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u thanë disa të pavërteta, ndërsa sipas tij tashmë këto inceneratorë janë një aset i shtetit shqiptarë. Zv. Kryeministri është ndalur edhe aksidenti në Maqedoni ku u tha se udhëtonte me Klodian Zoton, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Mezi prisja që djathtas por jo vetëm është hedhur shumë baltë, deri në personal deri ke dhoma  e gjumit. Unë si jam futur askujt te jeta personale por nuk do ngurroj të gjithë ata që më janë futur. E pa vërteta më e madhe është 430 milion euro. Nuk doli askund dhe doli ajo që e përdorin si anektodë. Dikush tha është viti 2052 dhe ju u thoni se do jenë paguar kaq. Pra nuk dolën as 100 milion të paguara. Nuk ka impiante thatë. Janë atje të dyja dhe në 2025 apo 26 do kenë ndërtuar impianten e Tiranës. Thanë që janë grabitur. Ndërkohë kontrata është e qartë dhe Elbasani e Fieri janë asete të Bashkive dhe Impianti i Tiranës i dorëzohet Bashkisë së Tiranës. Kthehet edhe ai në aset publik. Është bërë bolori. Një veprim i ngritur në të pa vërteta përfundoi ashtu. E pa vërteta e tretë është procedura. Janë 180 shkresa që janë vërtitur me përgjegjësi dhe . Ministri i Financave nuk e ka provuar prandaj e ndërruar. Por ku ishte? Çim Cani e ka kaluar vendimin për Elbasanin dhe po bonusin e Fierit. Vetëm pas 9 muajsh pasi u emërova, është bëri miratimi në parim. U tha se Fieri është finacuar nga Shteti dhe nuk pranoni diskutimin për buxhetin. Nuk është faj jonë që dikush bën sikur nuk merr vesh dhe tjetri bën sikur merr vesh por smerr. Duhej një komision hetimor për atë. Pse ishte lënë Tirana dhe Fieri, apo Elbasani si ditë e zezë. Por sot janë të pastra .” tha Ahmetaj.

Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj deputetit Dashnor Sula, duke thënë se ai bashkë me kunatin e tij kanë privatizuar një pronë publike.

“Do i marr resht në Gjykatë. Ka dalë me makinë thoni. Nuk jeni 007. Ku ka konflikt interesi. Shqipëri është e vogël. Je në konflikt interesi me kë? Më akuzuat me Klod Zoton në makinë dhe doli që nuk ishte në makinë? Ne jemi vend i vogël. Nuk ka më Arianit Cela. Se ke privatizuar në emër të kunatit mbaje mend ti ta tregoj unë ty. Ti ke privatizuar në emër të kunati. Dash Sheshi. Do ju marr një nga një ku ju punojnë prindi . Nuk duhet të ishe këtu. Ke privatizuar pronë publike. “. Shteti flet me letra jo me llapa llapa. Më nxori dhe makinën copë copë . Me letra ja fol me letra. Tirana është koncesion i pastër.” tha Ahmetaj.

“O zemra nuk kam dal fare nga Shqipëria. Jam mësuar. Kam mbajtur shumë në kurriz. Atij të vjetrit ja fal po ju të rinjve.” tha Ahmetaj.

Ndërkohë Sula i është përgjigjur duke thënë se ndaj Ahmetajt ka qindra akuza.

“I njohim bëmat tua. Njihemi shumë mirë bashkë. Akuza për mua deri ke stadiumi është nuk ka të tjera, ti ke pafund.” tha Dash Sula. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!