Me kartëmonedha në duar dhe mesazhe thumbuese, ultrasit e Interit e kanë me Zhang

schedule09:40 - 9 Gusht, 2021

schedule 09:40 - 9 Gusht, 2021

Interi mposhti mbrëmjen e djeshme Parmën me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Brozovic dhe Vecino, por vëmendjen e morën tifozët që vazhduan të protestojnë kundër presidentit Steven Zhang.

“Zhang, koha juaj mbaroi” vazhdon të shpaloset nga ultrasit e Interit, që këtë herë kishin shtuar edhe një banderolë tjetër.

“Zhang, nëse doni të shpëtoni Interin, atëherë duhet të largoheni”, shkruhej në të. Jo vetëm kaq, pasi ultrasit zikaltër edhe kënduan kundër Zhang.

Me kartëmonedha 10 euroshe në duar, ata dëgjoheshin teksa këndonin dhe thonin “Duhet të shesësh”, “Ne do t’ju japim paratë”.

E gjithë kjo situatë është krijuar pas shitjes së Hakimi dhe tentativës për të transferuar Lukakun te Chelsea për 120 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!