“Më kanë shpallur non grata”, Artan Hoxha: Grekët më ofruan pasaportë në këmbim të heshtjes

schedule00:26 - 29 Tetor, 2021

schedule 00:26 - 29 Tetor, 2021

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar në emisionin “Log.” në ABC se është shpallur “non grata” nga Greqia.

Mes të tjera Hoxha ka zbuluar edhe një prapaskenë të ndodhur rreth një vit më parë lidhur me këtë çështje. Sipas tij, grekët në këmbim të heshtjes së tij, i kanë ofruar pasaportë greke dhe heqjen e të gjitha penalizimeve, por ai nuk ka pranuar.

Sipas Hoxhës, grekët nuk mund ti lejojmë që të ngrenë varreza memorialë në pikat ku ata pretendojnë kufijtë territorialë.

“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjesh. Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim të heshtjes më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund ti tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshëm. Vijnë autobusë me nxënës grek. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata. Në terren. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale.” tha Artan Hoxha. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!