“Më kanë kërcënuar me vdekje”, serbja tregon historinë e dashurisë me shqiptarin

schedule09:01 - 19 Janar, 2024

schedule 09:01 - 19 Janar, 2024

Të gjithë do ta konsideronin si një film dashurinë e Selena Djuriç dhe partnerit të saj.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka zbuluar se është një studente serbe, e cila erdhi në Shqipëri për të jetuar për disa kohë, por njohu dashurinë e jetës dhe tashmë jeton këtu.

Selena ka rrëfyer të gjithë historinë e saj të dashurisë, me shumë detaje emocionuese. Madje, ajo ka thënë se ka marrë dhe shumë komente kërcënuese me vdekje, në momentin që zgjodhi ta publikonte lidhjen e saj me djalin shqiptar.

“Unë kam ardhur në Shqipëri për herë të parë në qershor të 2022. Nuk erdha për pushime, erdha për të jetuar për disa muaj, pasi kisha dëgjuar që ishte shumë i lirë stili i jetesës.

Unë jam nga Serbia. Eksperienca ime ishte e mahnitshme. Unë jetova disa muaj në Durrës, pastaj shkova në jug, në Dhërmi dhe ju keni vende shumë të bukura. Më pas njoha dhe një djalë këtu dhe nuk ika më.

Unë nuk erdha për të në Shqiperi, ne nuk e njihnim njeri-tjetrin. Takimi me të ishte surprizues. Ai kishte një biznes hoteli, qendrova me të dhe shoqen e tij. Doja të njihja njerëz të rinj. Ata ishin shumë të zënë me punë. Të gjithë njerëzit që njihja ishin shumë të zënë, ose vetëm ishin punonjësit e hoteleve. Derisa përmes një aplikacioni u njoha me të, sepse venddodhja jonë ishte shumë e afërt. Ai ishte shumë i sjellshëm, dhe erdhi menjëherë aty ku isha unë. Edhe takimi jonë ndodhi në plazh.

Jam e trishtuar të them që kam marrë dhe kërcënime vdekje. I kam kallëzuar dhe në polici. Tani do të shohim se çfarë do të ndodh. Përpiqem të shoh vetëm anën e mirë.

Është e njëjta mes komenteve shqiptare dhe serbe. Shikohet dhe mes mesazheve që kam marrë. Marrë mesazhe nga shumë njerëz, ka dhe nga ata që janë të lumtur dhe janë bërë me fëmijë si në rastin tim”, u shpreh Selena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!