“Më kanë hequr emrin nga listat”, Ministria e Brendshme: Deklaratat e Tavos, absolutisht të pavërteta

schedule14:45 - 19 Nëntor, 2020

schedule 14:45 - 19 Nëntor, 2020

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit Vangjel Tavo, i cili është shprehur se i është hequr emri nga listat në Dropull. Në reagim, ministria thekson, se deklaratat e Tavos janë “absolutisht të pavërteta.”

Në reagim hidhet poshtë edhe çregjistrimi, për të cilin thuhet se nuk është kryer, as për Vangjel Tavon, as për familjarët e tij dhe për asnjë person tjetër, as në Dropull dhe as në ndonjë vend tjetër.”

Duke postuar disa foto, Ministria thekson se listat janë afishuar në mjediset e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, ku përfshihet edhe Bashkia Dropull.

“Siç mund të shihet edhe në listën e publikuar në mjediset e hapura të Bashkisë Dropull, një foto e së cilës i bashkëlidhet kësaj deklarate, shtetasi Vangjel Tavo është pjesë e saj me numrin rendor 370, Qendra e Votimit 4286/1, pranë Shkollës 9-vjeçare Jorgucat. Në po të njëjtën listë janë edhe emrat e familjarëve të z.Tavo,” thuhet në reagim.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme
Duke marrë shkas nga insinuatat e papranueshme të ish-deputetit Vangjel Tavo, të cilat janë amplifikuar më pas nga disa përfaqësues politikë dhe mediatikë, Ministria e Brendshme e gjen të nevojshme të informojë publikisht se:
1. Deklaratat e bëra publike në datë 18.11.2020 në rrjetet sociale nga ish-deputeti Vangjel Tavo janë absolutisht të pavërteta.
2. Asnjë çregjistrim arbitrar nuk është kryer, as për shtetasin Vangjel Tavo, as për familjarët e tij dhe për asnjë person tjetër, as në Dropull dhe as në ndonjë vend tjetër.
3. Në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Ministria e Brendshme ka publikuar deri tani 2 herë ekstraktet e listave e zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Këto lista janë afishuar në mjediset e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, ku përfshihet natyrisht edhe Bashkia Dropull.
4. Në mënyrë paralele ekstraktet e listave zgjedhore janë të publikuara në Portalin e-Albania, në të cilin çdo qytetar ka mundësi të verifikojë qendrën e tij të votimit.
5. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Gjendjes Civile, me anë të shkresës nr. 7944/1, të datës 03.11.2020, i ka dërguar Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim një kopje elektronike të ekstraktit të fundit zgjedhor të bërë publik.
6. Në këto kushte, kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që z.Tavo dhe partia ku ai bën pjesë, të verifikonin se asnjë lloj zhvendosje nuk është bërë, as për atë dhe as për personat e tjerë për të cilët aludohet në mungesë totale përgjegjshmërie.
7. Siç mund të shihet edhe në listën e publikuar në mjediset e hapura të Bashkisë Dropull, një foto e së cilës i bashkëlidhet kësaj deklarate, shtetasi Vangjel Tavo është pjesë e saj me numrin rendor 370, Qendra e Votimit 4286/1, pranë Shkollës 9-vjeçare Jorgucat. Në po të njëjtën listë janë edhe emrat e familjarëve të z.Tavo.
8. Shfaqja e emrit të shtetasit Tavo në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në adresa të tjera të pronave të tij në Tiranë, apo në ndonjë vend tjetër, nuk ka lidhje dhe as nuk mund të ndryshojë qendrën e tij të votimit, por vetëm sa pasqyron një fakt sipas ligjit.
Në këto kushte, Ministria e Brendshme hedh poshtë me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të dezinformuar opinionin publik përmes përhapjes së qëllimshme të informacioneve të rreme, të cilat nuk i bëjnë nder autorëve të tyre.
Ministria e Brendshme fton aktorët politikë dhe mediatikë që të përmbahen nga publikimi i lajmeve të pavërteta që lidhen me këtë temë, duke i lutur që të shfrytëzojnë mundësitë e shumëfishta për verifikimin e tyre në listat e publikuara, pranë bashkive, në listat që kanë marrë ose mund të marrin në çdo kohë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile si dhe portalin e-Albania, ku mundësia e verifikimit është e hapur për cilindo.
Ministria e Brendshme garanton qytetarët se do të zbatojë me rigorozitet absolut të gjithë detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore dhe institucionale në zbatim të Kodit Zgjedhor.

Deklaratë e Ministrisë së Brendshme

Duke marrë shkas nga insinuatat e papranueshme të ish-deputetit Vangjel Tavo, të…

Posted by Ministria e Brendshme on Thursday, November 19, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!