“Më kanë droguar”, pretendimi i pazakontë i të resë që u kap me të dashurin në shtratin martesor: Nuk e kuptova çfarë ndodhi

schedule12:26 - 30 Maj, 2022

schedule 12:26 - 30 Maj, 2022

Padyshim që historia e saj bëri xhiron në rrjetet sociale. Nusja e djalit u kap në dhomën e gjumit nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Historia në fjalë ndodhi në Librazhd, ndërsa e gjithë ngjarja e filmuar u shpërnda me shpejtësi. Vjehrra dhe vjehrri bashkë me disa familjarë të tjerë i shkuan të resë në dhomë, e cila ishte bashkë me një person tjetër duke kryer marrëdhënie intime.

Sot emisioni “Me zemër të hapur” nusja e re 20-vjeçare tha se dyshon që është droguar. Mes të tjerash ajo 20-vjeçarja shtoi ajo është dhunuar nga vjehrra dhe vjehrri.

“Vetëm flija ke shtëpia ime, të tjera i bëja tek vjehrra dhe vjehrri. Vetëm sa flija në kat të parë. Gjendja emocionale nuk është e mirë. Jo nuk është e mirë. (Qan). Ika me fjet gjumë dhe nuk e di ca me droguan dhe çelësin e kishin lënë jashtë. E kishin një çelës të vetin ato.” tha 20-vjeçarja.

“Në darkë kam ngrënë me ta. Rreth orës 9 të mbrëmjes në darkë. Nuk e di nuk mbaj mend dhe nuk e di ca ndodhi atë nate. Atë natë isha në spital më vunë oksigjen me dhimbtë trupi dhe akoma kam dhimbje. Në spitalin e Librazhdit, ika rreth orës 12 të natës. Më dridhej trupi, kisha tensionin e ulët.”

Duke u ndalur në lidhjen jashtëmartesore që kishte, e reja tha se djalin në fjalë e kishte njohur prej një muaj e gjysmë.

“Ishte ai djali aty. Më kapën aty. Me komshinj dhe me shkopinj. Kemi një muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar.” tha nusja 20-vjeçare.

“Ata thjeshtë të më thonin. Pse e çuan punën deri këtu. Ka qenë vjehrri dhe vjehrra. Ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më tha vjehrri një fjalë shumë të pisët. Nuk e kisha kuptuar se e kishin parë edhe herë tjetër. As nuk më thanë asgjë. Edhe tani po ashtu.”

“ I thoja më merr në Gjermani se nuk jetoj dot. Ai më thoshte jeto atje ke mami. Unë i thoja se jam bërë si shërbëtore. Më kanë dhunuar shumë vjehrra më kapi për flokësh. Gjyshi po ashtu e kam trupin me shenja. Djemtë është kunati dhe njëri është komshiu. Ishin mbledhur të gjithë. Kunati ma ka filmuar videon. I vogli. Ai që jeton me prindërit.” tha nusja e re.

Pjesë nga biseda:

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.

Je 20 vite?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi

Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?
Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë, me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.

Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.

Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!