Me kanabis dhe thikë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

schedule10:49 - 26 Nëntor, 2021

schedule 10:49 - 26 Nëntor, 2021

Një 21-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në automjet i është gjetur kanabis dhe një thikë. Materialet hetimore në lidhje me këtë çështje tashmë i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit K. K., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, bën me dije policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!