Pushime me kamper, një mundësi ideale për të vizituar disa vende. Në Vlorë këto ditë të nxehta numri i tyre është rritur ndjeshëm.
Turistëve nga Italia, Holanda, Gjermania, Belgjika e Sllovenia iu bën përshtypje, natyra e mikpritja.
“Ne jemi nga Sllovenia. Është hera e tretë. Më pëlqen deti, çmimet, dhe njerezit janë të mirë dhe të sjellshëm. Kjo është dita jonë e dytë dhe ne do te rrimë rreth një javë. Më pas ne do të shkojmë në jug të vendit dhe me pas drejt Greqisë”.
“Unë Jam italian, por jetoj në Spanjë, në Barcelonë. Më pëlqen, vend shume mikpritës. Për 15 ditë që do të qëndrojmë këtu kemi mundësinë të eksplorojmë. Do të bëjmë një tur në të gjithë Shqipërinë. E zgjodhëm edhe pse është një vend shume pranë Italisë. Dhe mund të pushosh me kamper në mënyrë komode. Kemi dëgjuar më parë që këtu ka shumë turizëm dhe kjo na e shtoi kureshtjen”.
“Jam nga Ankona ne Itali, një qytet afër detit. Është hera e parë këtu. Kishim dëgjuar nga miqtë tanë impresione mjaft pozitive dhe kishim dëshirën dhe kureshtjen për ta parë. Jemi këtu për 10 dite. Do të vizitojmë gjithë rivierën në jug të vendit.”
Disa kanë ardhur për herë të parë, por me dëshirën për të vizituar të gjithë jugun e për tu kthyer sërish.
“Unë jam nga jugu i Italisë. Nga Potenza. Ketu vij për here te pare. Kam shume kureshtje për te vizituar jugun e vendit por edhe zona tjera te Shqipërisë. Kam dëshirë te shoh muze, manastire dhe Tiranën për te njohur edhe historinë e Shqipërisë. Shume miq na e rekomanduan Shqipërinë si destinacion turistik dhe dua te shoh nga afër edhe plazhet. Dita këtu kalon shpejt duke shëtitur çfarë duam te shohim dhe pastaj ne kamping. Ju jeni një popull mikpritës”.
“Ne jemi nga Holanda. Jemi këtu me nje kamper, automjet katër here katër. Po është hera e pare dhe ne po e shijojmë. Ka njerëz te mire dhe vende te mira për kamping. Po lëvizim nga vendi ne vend. Kemi vizituar qytetin. Edhe plazhet. Shume bukur.”
“Unë jam nga Gjermania. Më shume me pëlqen natyra është shume e bukur dhe befasuese, dallimet ndërmjet fshatrave, janë shume mbresëlënëse. Ushqimi është shume i mire, plazhi është shume i mire dhe njerezit janë shume te mire dhe miqësore. Është mire te jesh këto. Ne rrime këtu gjate natës, flemë këtu, dhe sot do te shkojmë ne vend tjetër. Çmimet janë te mira——
“Edhe unë jam nga Ankona dhe vij për here të pare. Jam shume e kënaqur qe jam këtu edhe pse ne ditët e para. Do te vizitojmë kryesisht plazhet por edhe qytete te tjera për ta njohur me mire Shqipërinë. Me duket një vend i bukur dhe mezi pres ta zbuloj te gjithë Shqipërinë. Kam mësuar për vendin tuaj nga miq ne rrjetet sociale dhe me kane thënë se është një diamant i fshehur. —-
“Unë jam nga Belgjika. Kjo është hera e pare qe vij ne Shqipëri. Kemi 2 jave. Gati 3 dite qëndrojmë këtu. Më pëlqen ushqimi, njerezit jonë gjithmonë te qeshur dhe te vine ne ndihme, ata shpjegojnë çdo gjë përreth tyre çfarë ka për te pare, kështu qe është shume mire te eksplorosh Shqipërinë për herën e pare. Ne kemi pare Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë dhe tani këtu. Çmimet janë te mira, janë fantastike”.
Shqipëria tashmë është pjesë e hartës së udhëtimeve për shumë prej këtyre të huajve të cilët tregojnë se kanë planifikuar pushimet e ardhshme ende pa mbaruar këto që kanë nisur.
/abcnews.al