“Më ka ndihmuar shumë emri i mamit”, vajza e ish-deputetes demokrate rrëfen fillimet si modele

schedule14:33 - 12 Tetor, 2021

schedule 14:33 - 12 Tetor, 2021

Ada Deda, vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe fotot joshëse që ndan shpeshherë në rrjete sociale. Ada ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “FriendZone” në ABC, ku rrëfeu mes të tjerash fillimet e saj si modele.

Ajo pranoi për moderatorët Liesa Haxhiasllani dhe Ardit Murataj se fakti që mamaja e saj është një personazh i njohur e ka ndihmuar të hedhë hapat e parë drejt karrierës së saj. “Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.

Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Më pas, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja.”, theksoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!