Anxhela Peristeri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, që janë pritur mjaft mirë nga publiku. Prej disa ditësh, këngëtarja po shijon pushimet në bregdetin shqiptar, e cila ka zgjedhur Ksamilin për të kaluar disa të relaksi, por nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit edhe foto mjaft provokative.
View this post on Instagram
In the end, Goddess is just a word. It simply means the divine in female form!?
Së fundmi, Anxhela ka postuar disa foto e veshur me bikini, ku bien në sy format perfekte trupore. Kujtojmë që këngëtarja rrëfeu para disa kohësh në një intervistë televizive se si arriti të largojë kilogramët e tepërt, e cila u shpreh se përveç stërvitjes, ka mbajtur një regjim të caktuar ushqimor.
Përsa i përket projekteve muzikore, Anxhela erdhi këtë verë shumë ndryshe me këngën “Lujta” që u publikua një javë më parë. /abcnews.al/