“Më jep ujë”, gazetarja jep detaje nga momentet e fundit të jetës së Aleksandër Sadikajt

schedule22:11 - 13 Qershor, 2022

schedule 22:11 - 13 Qershor, 2022

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje të rënda nga ngjarja e ndodhur të shtunën, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj. Lala tha në emisionin “Open” se Sadikaj ka kërkuar ndihmë, por askush nuk ka mundur t’i afrohej.

Lala tha se një grua me një fëmijë janë lënduar lehtë.

Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët, por që nuk mund të publikohet. Një njeri që përpëlitet për ndihmë në grahmat e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk mundte t’i afrohej. Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lënduar lehtë nga kjo ngjarje. E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Personi që e ka shoqëruar është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!