Pedagogu i cili u përfshi në video skandalin me studenten lirohet nga arresti dhe do të gjykohet në gjendje të lirë. Denis Himçi, pedagog i Elbasanit pak muaj më parë u përshi në një skandal teksa iu publikua një video në të cilën i kërkonte favore seksuale studentes në këmbim të marrjes së provimeve.
Pedagogu Denis Himçi u vu në pranga pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, në shtator, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar sot masën e sigurisë ndaj ish – pedagogut duke i hequr edhe arrestin në shtëpi. Në kohën kur ishte në paraburgim pas arrestimit, pedagogu u ndie keq dhe u dërgua në spital pas problemeve me zemrën. Sot sipas burimeve, mesohet se ai ka kaluar parainfarkt./abcnews.al