“Më japin energji negative, frystimet e tyre i nxjerrin tek unë”, Ç’e ka mërzitur Hygerta Sako?

schedule18:47 - 28 Qershor, 2021

schedule 18:47 - 28 Qershor, 2021

Hygerta Sako tashmë është bërë simbol kur mendon për moderatoret e sportit në Shqipëri. Prej vitesh atë e shohim në programet sportive në RTSH, por ajo pohoi sot në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin se pavarësisht kësaj nuk lë dot mënjanë Festivalin e Këngës, të cilin e ka prezantuar 4 herë.

Ajo është mësuar që të jetë pjesë e ekranit dhe logos së TVSH, ndaj nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga aty. Ermali e pyet nëse nuk do të largohet edhe kur mund t’i ofrohet një shumë e majme.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë që të largohem, aq më tepër tani që bëj një emision që më pëlqen shumë. Tani jetës nuk i dihet, por jo nuk e mendoj. Ndjehem shumë mirë aty”.

Gjatë bisedës u ndalën edhe tek lajmet e shumta që portalet shkruajnë për Hygertën që sipas saj janë tituj që nuk qëndrojnë mirë me atë çka ajo ka thënë, apo media online nuk e citon në kontekstin që ajo e ka thënë.

“Nuk bëhem sërish objekt portalesh se këtu ma kanë sjellë. Shumë gjëra sepse keqinterpretohen. Portalet këtu, nuk marrin esencën ose të citojnë siç e them unë në kontekstin që e them unë. Të të them lajmin e parafundit të portaleve, pas një interviste që dhashë në program “ “E bukura e dheut por nuk gjen dot burrë; “Eh kush na merr ne me kalamaj”. Më japin energji negative komentet, janë të frystuar.

Në fund ajo ndalet dhe thekson: “Nuk dua burrë, kështu që rrini rehat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!