Më i rralli, zbulohet peshku drago prej bronzi, si kamuflohet për gjueti në det

schedule08:52 - 8 Maj, 2022

schedule 08:52 - 8 Maj, 2022

Një peshk i rrallë “drago” është filmuar së fundmi në det i “veshur” me një nuancë bronzi metalike vezulluese.

Shkencëtarët detarë filmuan peshkun (Bathophilus flemingi) në Monterey Bay, Moss Landing, Kaliforni.

Pamjet tregojnë peshkun duke notuar në mënyrë elegante nëpër ujë, si një stilolaps prej bronzi.

Kjo specie, e cila është më e rralla nga të gjithë peshqit ka lëkurë të lëmuar dhe një ngjyrë bronzi që mund të ndihmojë në kamuflimin për gjueti.

Edhe pse janë notarë të fortë, ata preferojnë të rrinë në pritë ndaj peshqve që nuk dyshojnë.

Videoja është xhiruar nga ekspertë nga Instituti i Kërkimeve të Akuariumit të Monterey Bay (MBARI) gjatë një ekspedite të fundit në bordin e anijes së tyre kërkimore Western Flyer.

/abcnews.al