“Më i miri është zgjedhur”, në Poloni Lewandowski kurorëzohet që sot

schedule13:14 - 30 Shtator, 2020

schedule 13:14 - 30 Shtator, 2020

Pak ditë më parë UEFA konfirmoi tre kandidatët final për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2020. Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe Kevin De Bruyne janë treshja finaliste për këtë sezon. Fituesi do të shpallet nesër, para hedhjes së shortit të Champions League.

Në Poloni e quajnë pothuajse të kryer se fitues do të dalë kapiteni i kombëtares së tyre. Madje sipas raportimit të “meczyki.pl”, është mëse e sigurt se Lewandowski e ka fituar çmimin prestigjoz.

“Nuk ka aspak dyshime se Robert do ta fitojë, pasi nuk ka asnjë tjetër që e merion më shumë se ai këtë çmim,” shkruajnë mediat polake. Kujtojmë që 32-vjeçari ishte në një formë të shkëlqyer këtë  vit, teksa fitoi gjithçka me Bayern Munchen.

Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League, SuperKupa e Europës janë trofet që Leva fitoi këtë sezon dhe absolutisht ai ka qenë protagonist tek të gjitha. Në kampionat ai u shpall golashënuesi më i mirë me 34 gola si dhe në Champions League shënoi plot 15 herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!