Me homologët dhe Varhelyi, Rama ndan foton nga takimi informal. Kurti refuzoi ftesën e Shqipërisë

schedule16:15 - 17 Korrik, 2023

schedule 16:15 - 17 Korrik, 2023

Menjëherë pas përfundimit të takimit informal mbi Planin e Ri  të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, kryeminsitri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto me homologët e tij dhe Varhelyi.

Pjesë e këtij takimi i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Kujtojmë që në takimin e sotëm refuzoi të ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mungesa e Kurtit nga shumë analistë është cilësuar si një humbje për Kosovën pasi do të ishte zëri dhe pozicioni i saj në këtë Samit dhe si një mundësi e humbur për të rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Rama.

Postimi i Ramës:

 

?Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi??Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović?? Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski?? dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić?? /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!