Me hapa të vegjël drejt rikthimit të shumëpritur, ja plani i Borussia Dortmund

schedule21:18 - 29 Mars, 2020

schedule 21:18 - 29 Mars, 2020

Lojtarët e Borussia Dortmund do të rifillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur ndonjë rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, djemtë e Lucien Favre do të takohen në grupe të vogla me dy persona për të punuar në fushë.

“Është një fillim”, tha ish-lojtari i Juventusit, Emre Can për Sport1. “Në dy javët e fundit ne kemi punuar me çiklizëm në shtëpi, stërvitje force dhe gjimnastikë.

Për tu stërvitur qenë në grupe të vogla, do të na bëjë mirë në ditët në vijim. Nëse qëndrojmë të fortë së bashku, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe gjërat do të përmirësohen”, shtoi mesfushori gjerman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!