Me gotën e ujit në dorë, mesazhi i Metës në nisjen e konferencës së jashtëzakonshme

schedule16:10 - 15 Nëntor, 2019

schedule 16:10 - 15 Nëntor, 2019

Me një gotë ujë në dorë, kështu e nisi Presidenti Ilir Meta konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Kreu i shtetit pasi doli para gazetarëve ngriti dolli me një gotë ujë, duke thënë: “së pari gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj Meta dha lajmin se do të kallëzonte penalisht ditën e hënë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Meta tha se kreu i KED ka kryer një akt mafioz përmes shpërdorimit të detyrës duke shkelur ligjin me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Dëshiroj t’u bëj të ditur vendimin tim si President për të paraqitur të hënën kallëzim penal si president i Republikës kundër Ardian Dvoranit me detyrë kreu i KED”.

Presidenti e akuzon kreun KED për shpërdorim detyre./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!