Zëvendës Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj foli në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, për anëtarësimin në sistemin europian të pagesave, forcimin e lekut dhe ndikimin në fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.
Ahmetaj shpjegoi disa përfitimet që vijnë nga përfshirja në SEPA. Gjithashtu theksoi se përfshirja në SEPA i adresohet më së shumti zgjidhjeve teknologjike, pasi je përfshirë në një revolucion teknologjik.
“Arsyeja e krijimit të zonës SEPA. Kjo lidhet që me krijimin e euros që në 1999. Aty u kuptua që euro ishte një krijimi i mirë për një zonë të përbashkët siç ishte BE. Një transfertë e elektronike ne euro nuk ishte aq e barabartë sa një transfertë në kesh në euro. Dhe për këtë u punua për krijimin e kësaj zonës SEPA, që ishte e përbashkët jo vetëm për transfertat në kesh edhe për ato elektronike. Por duke qenë më e zhvilluar edhe në aspektin teknologjik dhe duke pasur edhe aspiratën në BE dhe si të thuash të kesh ambicie që të jetë konkurruese në nivele ndërkombëtare, në aspektin e infrastrukturës. Pra të gjitha këto aspirata mëshirohen te SEPA. Pasi më shumti i adresohet zgjidhjeve teknologjike. Pra të përfshihesh në SPEA ti je përfshirë edhe në këtë revolucion teknologjik ku të gjitha përfitimet ekonomike janë të kuptuara”, tha ndër të tjera Ahmetaj.
/abcnews.al/