Me fytyrën e gruas ‘të stampuar’ në trup/ Prindër të dy fëmijëve, çifti rrëfen historinë e dashurisë në “ABC e Mëngjesit”

schedule08:33 - 1 Prill, 2024

schedule 08:33 - 1 Prill, 2024

Arbnora dhe Genci çifti frymëzues i dashurisë u bënë pjesë e emisionit “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

Gjatë kësaj interviste, Genci ka treguar se ka bërë tatuazh gjashtë herë fytyrën e bashkëshortes së tij në trup.

“Ne jemi njohur përmes familjarëve tonë. Kemi pasur kontakte familjare dhe nuk jemi njohur rastësisht”, ka treguar Arbnora.

Ata kanë tashmë nëntë vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Genci ka rrëfyer se është shumë i dashuruar dhe se për këtë arsye në trupin e tij ka bërë 6 portrete të bashkëshortes së tij. Gjithashtu ai ka treguar se portretin e Arbnorës e kanë edhe të tjerë portret në trup.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!