“Më ftoi në shtëpinë e tij”, Helena Kadare rrëfen njohjen me Ismailin në “Pas Mesnate” në ABC News

schedule10:45 - 15 Shkurt, 2023

schedule 10:45 - 15 Shkurt, 2023

“Pas Mesnate” është emisioni më i ri që ka startuar në ekranin e ABC News, në moderimin e gazetares Leontina Nika, i cili do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të enjte.

E ftuara e parë që nisi këtë rrugëtim kulturor, ishte shkrimtarja Helena Kadare, që ka bërë një rrëfim lidhur me gjithë jetën e saj.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për njohur edhe për njohjen me bashkëshortin, Ismail Kadare dhe fillimet e tyre.

“Ka qenë te gazeta ‘Zëri i Rinisë’, kur kam botuar një tregim dhe Ismaili ishte në Moskë student dhe atje vinin gazetat e Shqipërisë, te një hotel Moska siç më ka thënë dhë një herë në javë vinin me Dhimitër Xhuvanin merrnin gazetat e Shqipërisë edhe atjë pa këtë tregimin dhe më bën një letër, sepse më njihte nga Dhimitër Xhuvani. I thoshte është aq romantike sa ti po ti shkruash dy fjalë do të përgjigjet menjëherë. Dhe kështu ndodhi shkruajti dy rreshta që ‘tregimi jot më pëlqeu shumë, shkruaj dhe mos u trembi, Ismail Kadare.

Dhe unë sigurisht iu përgjigja. Ai tre rreshta unë katër faqe. Ai ka marrë një cmim Republike atë kohë dhe gjithë banka ime u mbush me fotografitë e tij që m’i dërgonin shokët e shoqet e klasës se e dinin se sa shumë e apasionuar isha unë pas poezive të tij”.

E pyetur se pas sa kohësh u takuan, Helena zbuloi:

“Pas një viti apo disa muajsh. E takoj në rrugë me kushëririn tim Nasho Jorgaqi. Dhe më dha numrin e telefonit, atij kushëririt tim nuk i pëlqeu kjo gjë, sepse më ftoi ‘do vish tha se unë kam shumë xhirime filmash të vjetër në Moskë hajde në shtëpinë time t’i shikojmë bashkë’. Dhe kjo gjë nuk i pëlqeu kushëririt. Ne nuk kishim as telefona në atë kohë, mbaj mend që më dha numrin dhe vetëm drejtoresha e konviktit kishte telefon. Atëherë të gjitha shoqjet e mija, ruanin drejtoreshën, e mbanin me muhabet jashtë që unë hyra në drejtori dhe i formova numrin, që mora vesh ku duhet të shkoja. Kisha jashtëzakonisht emocione”.

Më tej, ajo ka deklaruar se Ismaili ka ndikuar shumë edhe në stilin e saj në të shkruar, pasi është bërë më e rezervuar, ndryshe nga fillimet kur ka qene më naive.

“Stili im nuk ka ndryshuar, unë u tregova më e kujdeshme. Pa prezencën e Ismailit mund të kisha shkruar shumë më tepër, njohja dhe afrimi me të, më bëri që të isha më e rezervuar nga tmerri se mos nuk i pëlqeja atij. Sepse në atë kohë isha shumë naive në shkrimet e mija, që ato quhen naivitet dhe sinqeritet. Nga tmerri mos gjykohesha keq në sytë e tij, u bëra më e përmbajtur dhe jo gjë që shkruaja e botoja apo ja tregoja atij. Se ai një lëvizje të fytyrës të bënte, unë e zhdukja në moment. Nuk dilte ajo gjë. E vetmja vlerë për mua ishte shikimi i tij mbi atë që unë bëja”, tha Helena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!