Me fotot pa filtra, Albana Osmani ka një mesazh frymëzues për të gjithë

schedule11:27 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:27 - 5 Gusht, 2020

Moderatorja Albana Osmani jep shpeshherë mesazhe ndërgjegjësuese për publikun, veçanërisht për vajzat dhe gratë.

Pak orë më parë, ajo ka publikuar në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet në raste të ndryshme duke buzëqeshur.

Albana shprehet se pavarësisht se sa e lodhur është nga një ditë pune, ajo ia del gjithmonë të gëzojë.

Moderatorja i bën thirrje ndjekësve të saj të jetojnë se të lirë, pasi kjo fundja është jeta e secilit dhe pavarësisht të gjithave mund t’ia dilni.

“Kjo eshte fytyra ime e lumtur . Edhe pse mund te jem tejet e lodhur nga puna dhe punet e mia pa mbarim , perseri gezoj brenda vetes . Nganjehere pyes veten si ia dal . Por ia dal ! Ndjese nese keto foto nuk jane aspak te kuruara, per mua nuk ka problem , ndjehem e bukur shume . Nuk kam perdorur filtra sic bejme ne te gjithe , se di ke genjejme me shume me “hekurosjen” deri ne perfeksion veten apo te tjeret . Por ia lejojme vetes edhe ate kenaqesi fundja . Nuk ka rendesi . Nuk eshte kjo tema . Keto foto mund te jene edhe pa fokus . Por jam une . Krejtesisht e lire . Dhe e lumtur . Duke u perpjekur te jem versioni me i mire i vetevetes ne kete shtegetim qe quhet jete. Askush nuk tha qe eshte e lehte , por mund tia dalesh edhe në rrugen me te veshtire fale punes perkushtimit , fale punes e perseris , punes pa pushim deri sa te zgjohesh ne endrren e realizuar , per vete per te tjeret per gjithcka qe zemren ta gezon . Kam nje mesazh krejtesisht te thjeshte , JETO I LIRE . Fundja eshte jeta jote !!”, janë fjalët e saj./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDe4Dv-F7nA/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!