Xhemi Shehu dhe Isli Islami janë miq të ngushtë që nga koha kur ishin në universitet.
Nuk kishte se si sot të mungonte një urim i këtij të fundit për moderatoren, në ditën e saj të lindjes.
Isli ka postuar në Instagram disa imazhe që duhet të jenë realizuar më shumë se 10 vite më parë. Moderatori ka publikuar një sërë fotosh, në të cilat Xhemi shfaqet shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Në foto ajo shihet me flokë të zeza, siç ishte në fillimet e saj në televizion.
“Gëzuar ditëlindjen Xhemi Shehu. Me këtë foto shkëputur nga momenti kur po interpretoje himnin kombëtar. Ndërsa unë doja të mbyllja veshët po u ngatërrova rrugës… je një yll
Gëzuar ditëlindjen me këtë foto shkëputur nga fushata jote shumë vite më parë asnjë prej premtimeve nuk mbajte, po s’ka gjë se ta tregoj te fotoja e radhës. Gëzuar ditëlindjen me këtë foto ku demonstrohet qartë 1 nga qindra herët që vije dorë mbi mua, prapë mbetesh një yll.
Sushi, foie gras, haviar etj… në memorien time do mbetesh vrasësja numër 1 e kofshëve të pulës në universitet”, ka shkruar Isli me shaka përkrah fotove. l.k/abcnews.al


