Me flamurin palestinez dhe me një mesazh për fëmijët e vrarë, tifozi merr vëmendjen gjatë ndeshjes së Champions League

schedule08:30 - 9 Nëntor, 2023

schedule 08:30 - 9 Nëntor, 2023

Një tifoz vrapoi në fushë gjatë ndeshjes së Chammpions League mes Copenhagen dhe Manchester United që po zhvillohet në Danimarkë.

Skena si kjo nuk janë aq të rralla në botën e futbollit dhe tifozi arriti të vraponte në fushë para se të vinin stjuardët, ku mbante flamurin e Palestinës.

Në mbështetje të Palestinës, ai shpalosi një flamur ku shkruhej: “Ndaloni vrasjen e fëmijëve në Gaza. Le të qëndrojmë së bashku”.

Ngjarja ka ndodhur pas fillimit të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Parken” të Danimarkës./ h.ll/abcnews.al