Me fitoren e Biden, Kamala Harris bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente në SHBA

schedule18:19 - 7 Nëntor, 2020

schedule 18:19 - 7 Nëntor, 2020

Me fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet tashmë gruaja e parë zëvendëspresidente.

Ajo po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.

Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses.

Kamala pritet ta marrë postin e zëvendëspresidentes në janar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!