Me fishekzjarre dhe altoparlant, miqtë “hyjnë” në burg dhe surprizojnë të riun për ditëlindje

schedule09:30 - 14 Mars, 2022

schedule 09:30 - 14 Mars, 2022

Klevisa Ymeri dhe Silvia Lorio vendosën ta surprizonin mikun e tyre të ngushtë që ndodhej në burg në mënyrën më të pazakontë. Bashkë me disa miq të tjerë, ata shkuan pranë burgut në Trento të Italisë me altaporlant dhe me fishekjarre.

Këtë moment e kanë dokumentuar dhe me një video që më pas e kanë ndarë në rrjete sociale. Në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit”, Klevisa tha se dëshironin që t’i tregonin se ishin pranë tij pavarësisht çdo gjëje.

“Donim t’i tregonim se pavarësisht çdo gjëje jemi me të. Ideja ishte e imja dhe e vëllait të vet. Vrapuam sepse nuk e dinim a ishte legale. Është një burg i sigurisë së lartë dhe zhurma të tilla mund të shkaktonin probleme. Prandaj ne vrapuam.“, tha ajo.

Videon e kishin shoqëruar me me këngën e Lumi B dhe Ledri Vulës “Krejt shokët e mi”. “E kishte dëgjuar, kishte reaguar por ne nga frika nuk kishim dëgjuar asgjë. Na falenderoi të gjithëve dhe na shkroi një letër.”, tha Klevisa. /abcnews.al