“Më fiksoi në shkollë”, zbardhet dëshmia e 15 vjeçares së abuzuar nga i moshuari në Tiranë

schedule19:26 - 30 Maj, 2020

schedule 19:26 - 30 Maj, 2020

65 vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë dyshohet të ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.

Lexo edhe: E përdhunoi 65 vjeçari, pastaj shpërndau videon: Detaje tronditëse nga abuzimi me 15 vjeçaren

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e dhënë nga vajza 15 vjeçare, e cila thekson se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë.

Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.

Policia arrestoi sot 65 vjeçarin dhe tre të rinj të tjerë, pasi akuzohen se abuzuan seksualisht me të miturën duke i bërë shantazh përmes videove intime.

Fillimisht ka qenë 65 vjeçari që ka abuzuar me vajzën duke filmuar gjithçka, pamje të cilat më pas ia ka shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët gjithashtu përmes shantazhit se do t’i publikonin ato imazhe kanë abuzuar me të.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj duke shkuar menjëherë në rajon.

Policia është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65 vjeçari për shkak se kishte qenë roje shkollë disa kohë më parë, nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!