“Me fat sot ëë, s’donte të hynte”, dialogu mes Ronaldos dhe Courtois pas ndeshjes

schedule18:57 - 28 Qershor, 2021

schedule 18:57 - 28 Qershor, 2021

Mbrëmjen e djeshme Belgjika arriti të kualifikohet në çerekfinale falë një goli të Thorgan Hazard në fund të pjesës së parë, që rezultoi të ishte fatal për Portugalinë.

Në pjesën e mbetur të lojës Portugalia ishte shumë kërkuese dhe e mbylli Belgjikën në portën e saj, duke goditur shtyllën, humbur raste flagrante dhe u ndalur nga Thibaut Courtois në disa raste.

Portugalia bëri 23 goditje drejt portës së Belgjikës, por vetëm 4 prej tyre përfunduan në portë dhe gjetën përgjigjen e portierit të Real Madrid.

Ronaldo e takoi pas ndeshjes Courtois dhe i tha: “Me fat sot ëë? Topi nuk donte të hynte”. Gardiani nuk i dha një përgjigje konkrete, por me siguri ishte kundër Ronaldos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!