“Me fat që zjarri ndodhi ditën, natën nuk do dilnim dot”, ABC News në shtëpinë e të moshuarëve në Fier

schedule12:46 - 30 Nëntor, 2023

schedule 12:46 - 30 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e djeshme ABC Newsishte në shtëpinë e të moshuarëve në Fier për të parë nga afër situatën pas zjarrit që ra rreth orës 15:00.

Siç duket edhe nga pamjet tymi që përfshiu shtëpinë e të moshuarëve ka shkaktuar dëme materiale. Tenda që rrethon ballkonin e këtij institucioni është dëmtuar, ndërsa muret janë nxirë.

Në biblotekë ndodhen ende filxhanët e kafesë, të cilët këta të moshuar po konsumonin përpara se të ndodhte ngjarja.

Drejtoresha e shtëpisë së të moshuarëe Dorina Gjino, tregon se si ndodhi ngjarja.

50 të moshuarit kanë gjetur strehim në spitalin rajonal të Fierit. Gjatë orëve të mbrëjes të moshuarit janë vizituar në spital edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla tha se do të merren të gjithë masat për të gjetur shkakun e vërtetë të ngjarjes, ndërsa siguroi që të moshuarit do të kenë të gjithë vëmendjen e nevojshme.

Disa prej të moshuarëve patën nevojë edhe për ndihmë mjekësore, por për fat të mirë asgjë që mund ti rrezikonte jetën. Nga shtrati i spitalit ata tregojnë se si ndodhi ngjarja.

Theksojnë se një rëndësi të veçantë pati edhe ndihma e menjëherëshme e mjekëve dhe policisë së shtëtit.

Paraditen e së enjtes të gjithë të moshuarit pritet që të rikthehen sërish në institucionin ku ata jetojnë./abcnews.al