“Me fat që stërvitem me këtë ekip”, Doka: Polonia më e forta, por i marrim rezultat të mirë

schedule13:56 - 31 Gusht, 2021

schedule 13:56 - 31 Gusht, 2021

Kombëtarja po përgatitet në Poloni për ndeshjen e parë ndaj të këtij grumbullimi ndaj vendasve, Në konferencën e sotme për mediet ishte doli Albi Doka. Mbrojtësi i Goricës, si gjithmonë, ka besim te vetja dhe shokët.

“Kemi tre ndeshje, duhet të fokusohemi te Polonia, në qoftë se ja dalim në ndeshjen e parë, të tjerat i kemi në shtëpi në sy të tifozëve, besoj se do të marrim rezultat të mirë.

A ndihmon grupi? Mendoj që po, me këtë grup kemi kohë që jemi bashkë, besoj që po do ja dalim. Polonia është ekipi më i fortë, por s’duhet t’i trembemi, jam me fat që stërvitem me këta lojtarët dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt.

Si në 2016-ën? Normal që e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndërrojmë prandaj jemi për ta arritur këtë qëllim. Ky grumbullim na gjen të karikuar, motivi është të marrim rezultate sa më të mira.

Gorica? Siç e dimë të gjithë, kampionati kroat është mjaft i fortë, jam ambientuar dhe shpresoj për një trampolinë për më lart. Duhet parë se kur”, u shpreh Doka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!