“Më fal, s’kam fytyrë të të dal përpara!”, publikohet mesazhi i Kërçikut 

schedule08:56 - 8 Janar, 2020

schedule 08:56 - 8 Janar, 2020

Dorian Kërçiku i befasoi të gjithë. Mbrojtësi i djathtë gjeti akordin me Bylisin, por më pas la ballshiotët dhe firmosi për Partizanin. Tifozët bardheblu zor se do ia falin diçka të tillë. Gjithashtu ai ka bërë edhe armiq të rinj në Ballsh.

Largimin e tij nga Bylisi ai është munduar t’ia sqarojë presidentit Besnik Kapllanaj përmes një mesazhi, që po qarkullon në media. “President më fal shumë, të kërkoj ndjesë dhe s’kam fytyrë me të dalë para, por ashtu më erdhi halli. Kam ca probleme në shpi dhe s’jam i qetë për të qëndruar larg familjes. Më kërkuan dhe ca ekipe në Tiranë dhe do rri këtu.

Po s’është kjo arsyeja vetme. Më kanë marrë nga shtëpia dhe më kanë kërkuar të kthehem. 100 herë më fal, po s’kam çfarë bëj. Jam duke marrë çantën dhe po kthehem për Tiranë. Ma bëj hallall. Doja me të taku nga afër, po takohemi se unë jam rrugës duke u kthyer në Tiranë”, shkruhet në mesazhin, që thuhet se Kërçiku ia ka dërguar Kapllanajt. /abcnews.al

Mesazhi që thuhet se Kërçiku ia ka dërguar Besnik Kapllanajt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!