“Më erdhën 20 veta me tre makina dhe armë”: Kozaku flet pas rrëmbimit

schedule10:40 - 24 Shtator, 2021

schedule 10:40 - 24 Shtator, 2021

Personazhi i njohur i Instagramit i njohur ndryshe si “Kozak”, i cili u rrëmbye dje nga katër persona, doli sërish live pak më parë duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij, ai u rrëmbye nga një numër i madh personash me armë dhe thika, të cilët lëviznin me tre makina.

Lexo edhe: Kërcënim dhe rrëmbim, si nisi sherri për një fjalë goje mes Kozakut dhe Fabio Dushkut

Pas rrëmbimit, Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.

Pjesë nga rrëfimi i tij:

Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj.

Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

Lexo edhe: “Ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja”, Stresi reagon për rrëmbimin e Kozakut

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë. /abcnews.al