Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 79-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Veliaj thotë se tashmë Tirana është me e bukur dhe më e bashkuar se kurrë, duke i bërë të gjithë të ndjehen krenarë.
Reagimi:
Gëzuar 79-vjetorin e çlirimit Tirana jonë! Nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit! Sot, jemi krenarë për Tiranën tonë – më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë.