Të luash të njëjtën ndeshje me dyja skuadrat rivale. Duket e pamundur, por është e vërtetë.
Lojtari i bejsbollit, Danny Jansen ka hyrë në historinë e sportit si i pari, që luan të njëjtën ndeshje me ekipet rivale dhe që kjo të ndodhte, duheshin një ndërthurje ngjarjesh atmosferike, financiare dhe sportive.
Jansen zbriti në fushë më 26 qershor në rolin e gjuajtësit për skuadrën e tij Toronto Blue Jays në sfidën kundër Boston Red Sox, mirëpo sfida u ndërpre për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, ndërsa Liga Kombëtare e Bejsbollit vendosi që kjo përballje të riniste më 26 gusht.
Mirëpo, karriera e Jansen do të merrte një kthesë të papritur, teksa më 27 qershor ai u transferua pikërisht te skuadra rivale, Boston Red Sox.
Për këtë arsye, 60 ditë më pas ai zbriti sërish në fushë, por këtë herë me ngjyrat e skuadrës kundërshtare, duke krijuar një histori e veçantë dhe një rekord historik për Danny Jansen, që vështirë të ketë një të dytë në të ardhmen.
“Nuk mund ta kisha imagjinuar veten në një këtë situatë dhe në histori”,- u shpreh vetë lojtari. /i.m /abcnews.al