Me dy emra, në rrebeshin e shiut, i riu u qëllua sapo zbriti nga “Benz”-i, autori e goditi nga makina

schedule18:41 - 24 Janar, 2021

schedule 18:41 - 24 Janar, 2021

Jeta e një 32-vjeçari në Durrës u pre në mes mbrëmjen e sotme, pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Gazetari i ABC në Durrës Leonidha Musai raporton se viktima Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, u qëllua me armë sapo zbriti nga makina e tij tip “Benz”, nga një tjetër automjet, ku ishte autori.

Në vendin e ngjarjes ka pasur pak dëshmitarë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin bregdetar, por policia thotë se ka shoqëruar disa për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

Autori është në kërkim, ndërsa ende nuk dihet nëse viktima është me precedent penal dhe cilat ishin shkaqet, që sollën vrasjen e tij./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!