“Më duket sikur kam rilindur për së dyti”. Kështu është shprehur 66-vjeçari nga Fieri, i cili është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Ai ka qëndruar 21 ditë në spitalin Infektiv dhe sot do të largohet për të shkuar pranë familjes së tij, i shëruar.
“Jam shumë i lumtur, më duket sikur kam rilindur për së dyti. Kam ardhur në gjendje shumë të rënduar këtu. Falë doktoreshë Najadës sot do të kthehem në shtëpi te fëmijët e mi. Faleminderit edhe stafit këtu”, shprehet ai.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/578399472774291/