Dy varre të tjera civilësh janë gjetur në fshatin Kalynivka në rajonin e Kievit në Ukrainë, sipas zyrtarëve lokalë.
“Thonj të shqyer, dy trupa me duar të lidhura pas shpine janë gjetur në Kalynivka”, raportohet të ketë thënë Mykhailo Podolya këshilltari presidencial i Ukrainës.
Skynews shkruan se pamjet nga 2 varret janë të rënda, e për këtë arsye nuk janë publikuar në media.
Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, 2 orë bisedë telefonike, çfarë foli Putini me Makronin sipas Kremlinit
Ndërkohë në fillim të kësaj jave ministri i Jshtëm rus, Sergei Lavrov sulmoi presidentin e Ukrainës gjatë një interviste me mediat italiane, duke thënë se qeveria e Zelenskyt ka element nazistë dhe e Volodymyr Zelensky ka origjinë hebreje.
I pyetur për përpjekjet e Kremlinit për të “denazifikuar” Ukrainën, Lavrov i tha kanalit italian të lajmeve Zona Bianca se Ukraina mund të kishte ende elementë nazist edhe nëse disa figura, përfshirë presidentin e vendit, ishin hebrenj.
“Pra, çka nëse Zelenskyy është hebre? Fakti nuk i mohon elementët nazistë në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre,” tha ai.
Pas komenteve, ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme, skandaloze dhe një gabim historik të tmerrshëm”.
“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust” tha Lapid.“Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, shtoi ai. /abcnews.al/